NATO e shqetësuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni

NATO përsëriti shqetësimin e thellë rreth zhvillimeve politike në vend. Shef i zyrës së NATO-s në Shkup Rumen Radev bëri thirrje për zgjidhjen e shpejtë të krizës, si dhe adresimin e sfidave kryesore të cilat si urgjente i kishte nënvizuar edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në takimin me kryeministrin Gruevski pak kohë më parë.

‘Mungesa e dialogut demokratik, mungesa e besimit në sundimin e ligjit dhe mungesa e lirisë së mediave, janë sfida që duhet të kapërcehen pasi këto vlera janë në zemër të komunitetit euro-atlantik. Të gjitha forcat politike në vend të veprojnë me përgjegjësi, të përfshihen në dialog konstruktiv dhe fokusohet në reformat politike dhe ekonomike të nevojshme për progresin e vendit në agjendën euro-atlantike’, deklaroi Rumen Radev, shef i zyrës së NATO-s në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button