Lëvizja BESA prej sot organizatë e regjistruar politike

Lëvizja BESA sot e ka marrë vendimin e gjykatës se është regjistruar në regjistrin e organizatave politike në Republikën e Maqedonisë.

Regjistrimi është bërë me emrin e saj zyrtar “Lëvizja BESA”. Gjykata e ka pranuar programin politik dhe statutin e Lëvizjes.

Lëvizja BESA prej sot edhe zyrtarisht, me organet zyrtare të formuara konform Statutit të Lëvizjes, do ta ushtrojë veprimtarinë e saj në skenën politike në vend, ndërsa përfaqësues juridik në cilësi të kryetarit të Lëvizjes deri në Kongres do të jetë Bilall Kasami.

Lëvizja BESA konventën e saj themeluese e ka mbajtur më 22 nëntor 2014, ku u promovua Këshilli Nismëtar i Lëvizjes BESA dhe u zgjodh koordinatori i Lëvizjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button