Shoqata për të drejtat e fëmijëve apelon që të mbrohen fëmijët nga politika

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i dënon të gjitha tentimet për ndikim politik ndaj fëmijëve dhe apelon deri te struktura politike që të mos i shfrytëzojnë në çfarëdolloj mënyre në lojërat personale politike.

“Si shoqatë civile jemi përqendruar në respektimin dhe implementimin e dispozitave dhe parimeve nga Konventa për të drejtat e fëmijës dhe Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ku ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për shkak të aksioneve ose organizimeve politike dhe fetare, do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve kundër shkeljes dhe mosrespektimit të të drejtave të njeriut”, njofton Shoqata.

Shoqata apelon edhe deri te prindërit që të mos lejojnë që fëmijët e tyre të bien nën ndikime politike nga çka mund të kenë vetëm pasoja dëmtuese. Shoqata pë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 17 vite vepron në sferën e të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, mbrojtjen e tyre, respektimin dhe avancimin

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button