Gjenden dy bomba dore në një deponi mbeturinash

Dy bomba dore dhe një kornizë për armë automatike në të cilën ka pasur 30 plumba me kalibër 7,62 milimeta janë gjetur sot dje pasdite në Tetovë nga një kalimtar rasti. Siç, ka njoftuar policia, tetovari i ka parë bombat dhe municionin në një deponi për mbeturina.

Policia ka bërë hetim, ndërkaq bombat dhe municioni janë dërguar për ekspertizë në Drejtorinë për siguri dhe shpëtim.

Po hulumtohet se kush dhe pse i ka lënë mjetet eksplozive pikërisht aty.

Lajme të ngjashme

Back to top button