Dibër, mbyllet Qendra për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

Ministria për punë dhe politik sociale thuajse një vit nuk ka ndarë para për rrogat, honorarët apo për punësimin e defektologëve në Qendrën ditore për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, transmeton Plusinfo.

Për shkak të mungesës së parave kuadri i profesionalizuar që u ka ndihmuar këtyre personave nuk vijnë në punë, ndërsa kompetentët nga njësia rajonale e ministrisë për punë dhe politik sociale nuk kanë mundur asgjë të bëjnë vetëm se t’ia vendojnë drynin dyerve të Qendrës sociale.

Problemet e Qendrës i vërtetojnë edhe nga komuna e Dibrës të cilët thonë se janë të pafuqishëm për të bërë diçka sepse për Qendrën vendos ministria për punë dhe politik sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button