Për shkak të borës, ndalesë për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të shumta të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese në drejtimin rrugor Mavrovë­Dibër dhe të kalimit malor Strazhë.

Qarkullimi në rrugët e tjera të vendit zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Dellçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button