Turqi, del kandidati i parë homoseksual për bashkinë

Can Cavusoglu, një aktivist turk i të drejtave të homoseksualëve, ka nisur një fushatë për t’u bërë kreu i parë gei i një bashkie turke, sipas gazetës së përditshme turke “Hurriyet”.

Cavusoglu ka njoftuar synimin e tij për të garuar si kandidat i pavarur për Bashkinë e qytetit Bulancak pranë Detit të Zi, me rreth 60 000 banorë. Zgjedhjet lokale turke mbahen në mars të vitit 2014, njoftoi “Agence-France Press”.

Aktivisti gei 43-vjeçar, i cili ka lindur në Stamboll dhe është edukuar në Shtetet e Bashkuara, e cilëson veten në profilin tij si “gei, aktivist, shkrimtar, mendimtar, piktor, humanist dhe aktivist i të drejtave të grave”, shkruan “Hurriyet”.

Ai mund të bëhet personi i parë që i përket komunitetit LGBT që mban një funksion shtetëror në Turqi. Homoseksualiteti nuk është i ndaluar me ligj në Turqi, por populli turk nuk i “pëlqen” pjesëtarët e këtij komuniteti. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, në Turqi aktivistët e kanë forcuar luftën për të drejtat e komunitetit homoseksual. /Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button