Durrës, kapet me drogë një shtetas italian

Një shtetas italian u arrestua sot në mbrëmje në portin e Durrësit, pasi u kap me një sasi lëndë narkotike prej 10 kg marijuanë.

Policia njofton se shtetasi italian është 30-vjeçari Michele Garante, i cili u ndalua në sheshin e trageteve. Mësohet se italiani po tentonte të udhëtonte drejt Italisë me ngarkesën e drogës.

Italiani ngjalli që në fillim dyshime tek policia kufitare, e cila më pas kërkoi kontroll më të detajuar të automjetit të tij.

Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit dhe ishte mbështjellë me natriban. 

Lajme të ngjashme

Back to top button