Metamorfozis në Tetovë prezanton “Rrjetin e veprimit për qeverisje të mirë”

Të hënën me datë (30.03.2015) me fillim ne ora 12:00 në hapësirat e sallës së madhe të komunës së Тetovës do te mbahet prezentim në kuadër të projektit “Rrjeti i veprimit për qeverisje të mirë” të Fondacionit Metamorfozis, e cila zhvillohet në partneritet me MCET dhe Reaktor, me mbështetjen financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.

Në kuadër të të njëjtit konkurs, Shoqata ICT4Change në bashkëpunim me Komunën, përgatiti propozim-projektin për sistemin e evidentimit, pagesës të taksës turistike dhe mbrojtje e të dhënave personale të turistëve te cilët kanë qëndruar nëpër hotelet brenda territorit të Komunës, gjegjësisht projekti parashikon krijimin e një baze qendrore të dhënash në nivel komunal dhe rajonal të sistemit të regjistrimit dhe pagesës së taksës turistike për turistët, në përputhje  me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me Ligjin për taksë për qëndrim të përkohshëm.

Me implementimin e ketij sistemi anashkalohet nevoja per evidence ne libra te turizmit, qe dmth. ruhet privatesia e mysafireve ne hotele si dhe ritet efikasisteti i sistemit. (pagesa  e taksave mund te behet brenda dites) Poashtu prodhohen raporte per pronaret e hoteleve mbi numirn e mysafireve, origjinen, moshen mesatare, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button