Kandidatët për punë në MPB do ti nënshtrohen testit psikologjik

Kandidatët të cilët kanë aplikuar për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të jenë të testuar me shkrim në Fakultetin e shkencave-matematiko natyrore në Shkup, edhe atë në gjuhën angleze, ndërsa do ti nënshtrohen provimit të testit psikologjik dhe atij profesional.

Nga MPB informojnë se testimi me shkrim i kandidatëve me arsim të lartë, do të mbahet me datën 17 të këtij muaji, në orën dhjetë, ndërsa për ata me arsim të mesëm, me datën 18.

Listat e grupeve do të publikohen në derën hyrëse të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore në Shkup. Kandidatët duhet që me vete të kenë dokument identifikimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button