Mësimet e 24 dhjetorit, kyçe për raportin e BE-së

Pres raport të saktë, të drejtë dhe të balancuar nga Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë, thotë ambasadori britanik në Maqedoni, Christopher Yvon, në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë. Ai grupin e punës për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i komisionit ad-hok për ngjarjet e 24 dhjetorit, e sheh si shembull për përmirësimin e dialogut politik.

Yvon thotë se tani është momenti kyç që grupi punues t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e raportit.

“Mendoj se punët kyçe nga raporti i komisionit janë rekomandimet, ndërsa qëllimi që unë e shoh me zbatimin e raportit, është që të sigurohemi se ngjarjet të cilat i kemi parë më 24 dhjetor në ekranet tona televizive, nuk do të përsëriten dhe se ekziston përpjekje e liderëve politik nga të gjitha partitë që të bëjnë çdo gjë të mundshme që ta mësojnë mësimin e 24 dhjetorit. Mendoj se ky është qëllimi i vërtetë i raportit, e posaçërisht në pjesën e rekomandimeve. Mendoj se ajo që duhet pasur kujdes është që raporti të zbatohet. Me siguri, raportin e kanë të gjitha partitë politike në Maqedoni dhe se ai është në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe atje ku Britania e Madhe ka të drejtë për votë rreth diskutimeve në Bashkimin Evropian, do të jemi të kujdesshëm për përparimin e zbatimit të raportit”, tha ambasadori Yvon.

Lajme të ngjashme

Back to top button