Kopiloti qëllimisht e rrëzoi Germanwingsin

Kopiloti (piloti ndihmës) i fluturimit Germanwings 4U 9525 me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin, ka thënë prokurori francez, raportojnë mediat botërore.

Të dhënat nga kutia e zezë tregojnë se kopiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar fluturaken kah toka, me qëllim që ta shkatërroj”, transmeton Indeksonline.

“Në kokpit ka mbretëruar heshtje e plotë. Kopiloti nuk e ka thënë asnjë fjalë pasi që piloti ka dalë nga kabina. Frymarrja e tij ishte e qetë. Qëllimisht ka refuzuar t’ia hap derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.

Kopiloti është identifikuar si 28 vjeçari Andreas Lubitz nga Gjermania, i cili ishte punësuar në kompani para dy vitesh dhe pas vetes i ka 630 orë fluturim.

Deri me tash nuk ka informacione që lidhen me terrorizëm, e as që rrëzimi është i profilit terrorist.

Siç është thënë në konferencë për gazetarë, aeroplani gradualisht e ka humbur lartësinë dhe rënia ka zgjatur më shumë se 10 minuta, kurse udhëtarët nuk e kishin idenë se po shkonin drejt vdekjes.

Në fatkeqësinë e ndodhur në Aplet franceze kanë vdekur 150 njerëz, duke përfshirë edhe anëtarët e bordit. Aeroplani ishte nisur nga Barcelona për në Dyseldorf. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button