Beteja për vulën e PDSH-së, Sela do t’i drejtohet Thaçit me shkresë

Lëvizja për reforma e Ziadin Selës, pas kongresit të mbajtur në Tetovë pretendon në trashëgimin juridike dhe politike të PDSH dhe ka ftuar në mënyrë publike Menduh Thaçin që t’i dorëzojë vulat e partisë.

Mediat maqedonase i kushtojnë vëmendje betejës për vulat e PDSH-së. Sipas gazetës “Dnevnik”, kryetari i Lëvizjes për reforma në PDSH do të kërkojë vulat nga Menduh Thaçi përmes një shkrese zyrtare ndërsa mënyra tjetër është që Sela të mos i hyjë një epilogu gjyqësor për të drejtat mbi PDSH-në, por menjëherë të fillojë procedurë për regjistrim të partisë së re.

“Dnevnik” shkruan se Lëvizja për Reforma në PDSH gjithnjë e më shumë mendohet në mbledhjen e 1 mijë nënshkrimeve për regjistrim të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button