Maqedoni, ja si përgatitet terreni zgjedhor

Nën ethet e krizë politike në vend, VMRO-DPMNE dhe LSDM tani më testojnë elektoratin për zgjedhje të parakohshme. Megjithëse të gjithë pajtohen se një qeveri kalimtare duhet tu paraprijë zgjedhjeve të parakohshme, VMRO tani më përmes tribunave nëpër qytete të ndryshme, kurse LSDM përmes publikimit të “bombave” po e përgatisin terrenin, njofton Koha.

Jo që partitë tjera, qoftë edhe ato shqiptare, heshturazi nuk përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Maqedonia ka hyrë në një fazë ku zgjedhjet e jashtëzakonshme shihen si mundësi për ndryshime pozitive, ndërsa zgjedhjet e reja duhet të organizohen me tjera standarde dhe kritere ligjore.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme me standardet dhe kriteret e deritanishme do të jenë baras me suksesin zero për shqiptarët, por edhe për vetë maqedonasit që presin ndryshime pozitive. Nëse ndodhin zgjedhjet e reja me këta persona në Qeveri do të përsëriten parregullsitë me qindra letërnjoftime, ku edhe me të vdekurit bëjnë manipulime, me mosbarazim të trupit votues midis gjashtë njësive zgjedhore dhe me problemet e tjera.

Mendoj se ky Kryeministër pas gjithë asaj çka u publikua në përgjimet e opozitës nuk ka kredibilitet të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Neve përsëri na riciklohen të njëjtat probleme, na riciklohen të njëjtit njerëz qe 25 vite nëpër cikle zgjedhore, të njëjtat platforma politike, pa ideologji dhe pa një vizion të qartë për të ardhmen e shtetit tonë të përbashkët”, thotë veprimtari politik Shpëtim Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Back to top button