BESA shpalos platformën në Strugë

Këtë fundjavë, më 28 mars, Lëvizja BESA do të realizojë një takim të hapur me qytetarët e Strugës para së cilëve do të shpalos platformën e saj për daljen nga kriza nën politike dhe ekonomike të shqiptarëve, me moton ridefinimi-platforma e së ardhmes, njofton Drini.mk.

I gjithë bordi drejtues i Lëvizjes Besa, duke përfshirë këtu krerët e saj si, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi, Adnan Azizi, Afrim Gashi dhe Skender Rexhepi do të jenë përballë qytetarëve të Strugës për të folur me ta rreth të gjitha çështjeve dhe opsionin që ofron kjo Lëvizje për të dalë nga kjo ngatërresë çështja shqiptare e cila është në këtë gjendje për faj të politikave të mbrapshta të përfaqësuesve politik.

Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA në Strugë është Riat Abduramani, nga fshati Tatesh i diplomuar në Universitetin e Evropes Juglindore në Tetove, në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore-dega Informatika e biznesit, i cili njëkohësisht vijon programin e magjistraturës, pranë të njëjtit fakultet. Tashmë organizimi i strukturave të Lëvizjes BESA ka filluar, ndërsa me shumë gjasë këtë fundjavë do të bëhen të ditua edhe shumë informacione të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button