Qytetarët vështirë realizojnë të drejtën e avokatit pa pagesë

Vetëm 35 qytetarë kanë arritur që të marrin avokat  nga shteti dhe të realizojnë të drejtën e mbrojtjes, ndërsa 1243 qytetarë kanë pasur problem juridike gjatë vitit të kaluar tregojnë të dhënat e projektit “Qasja deri te drejtësia në Maqedoni”. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve  1243 të cilët kanë kërkuar avokat mbrojtës vetëm 144 qytetarë kanë plotësuar kushtet ligjore për të marrë avokat të paguar nga shteti, transmeton REL.

Aleksandar Stojanovski Koordinator i projektit qasje në drejtësi, Fondacioni Shoqëri të Hapur – Maqedoni, thotë se pjesa më e madhe e rasteve për të cilët është ndërprerë procedura janë aplikant të cilët nuk janë nga Maqedonia, në vend kanë hyrë ilegalisht dhe mundohen që të realizojnë të drejtën e tyre për azil nëpërmjet avokatit pa pagesë për të cilën kanë të drejtë. Sipas tij ndodh që deri sa zhvillohet procedura ata të kthehen në vendin nga ku kanë ardhur dhe në këtë mënyrë procedura për ato ndërpritet.

Në përgjithësi thotë ai ka disa arsye për çka qytetarët nuk shfrytëzojnë deri në fund të drejtën e shfrytëzimit të avokatit mbrojtës pa pagesë. Stojanovski thotë se njëra ndër arsyet është se ky mekanizëm është relativisht i ri dhe i pa njohur në masë ndërsa arsyeja tjetër janë edhe pengesat e  Ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button