Dënime më të mëdha për atë që shkel ligjin për mbeturina

Deponi të shumta jemi mësuar të shohim në çdo cep të kryeqytetit.

Nga ndërmarrja publike ‘Higjiena Komunale’ thonë se nuk kanë mundësi të tregojnë se sa është numri i saktë i deponive për momentit.

‘Deponitë krijohen edhe në hapsirat më urbane nga vetë qytetarët dhe që është e pa drejtë të hidhet mbeturina jashtë pajisjeve për to. Këto qytetarë në mënyrë direkte shkelin ligjin për pastërti publike. Ne vazhdimisht i pastrojmë deponitë, vetëm në muajin qershor pastruam 325 metër kub’ tha Ana Brangjolica, zëdhënese në ‘Higjienën Komunale’.

Ndërmarja punon me paralajmërim të qytetarëve në telefonin kujdestar ose me kërkresë të komunave.

Ndërsa gjatë muajit qershor kanë realizuar 160 masa educative, ndërsa 11 paraqitje në telefonin kujdestar për të paraqitur deponi të egra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button