Taseva: Nuk është konfirmuar lidhshmëria e përgjimeve me aferën “puç”

Përfaqësuesit e sektorit jo qeveritarë kërkojnë nga institucionet që të angazhohen në verifikimin e përgjegjësisë bisedave të përgjimeve që i ka prezantuar opozita Ata vlerësojnë se institucionet nuk ishin plotësisht të qarta dhe transparente në zbatimin e aksionit “Puç”.

Organizatat jo qeveritare të bashkuara në platformën për luftën ndaj korrupsionit, kërkojnë që institucionet kompetente të ngrenë procedurë për përmbajtjen e bisedave të përgjuara dhe të vërtetojnë kush i ka bërë përgjimet duke shkelur privatësinë e qytetarëve.

Ish kryetarja e Komisionit për antikorrupsion Sllagjana Taseva tash kryetare e organizatës “Transparent Internacional”, thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që përgjimet të lidhen me aferën “Puç”.

“Ajo çfarë po ndodh në Prokurorinë Publike, procedura e cila është quajtur Puç është diçka për të cilën nuk ka njohuri se është e lidhur me bisedat e përgjuara. Askush nuk e ka lidhur dhe askush nuk ka thënë se është e njëjta gjë. Institucionet nuk ishin sa duhet agjil dhe transparente që të sqarojnë se çfarë punojnë. Kërkojmë që të deklarohen kush ka inçizuar”, thotë Taseva.

Mirjana Ivanova Bojaxhievska nga Koalicioni për gjykim të drejtë, thotë se qëllimi i platformës është që të mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe opinion të informohet për procedurat e institucioneve kompetente dhe të mos mbeten gjërat vetëm në supozime.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button