Rama: Së shpejti nis projekti i Autostradës së Kaltër
Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar sot se së shpejti do të nisë projektimi i Autostradës së Kaltër, që do të lidhë një pjesë të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar sot se së shpejti do të nisë projektimi i Autostradës së Kaltër, që do të lidhë një pjesë të Ballkanit Perëndimor.
Rama në “Facebook”, ka thënë se nisja e këtij projekti është fryt i Konferencës së Berlinit. Autostrada do të lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Fryti i parë i Konferencës së Berlinit. Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, shkruan Rama në profilin e tij në “Facebook”.
Shqipëria do të jetë një nga përfitueset kryesore të këtij projekti, për shkak të lehtësimit infrastrukturor për turistët e huaj, shkëmbimet tregtare si dhe do të ndikojë në lidhjen më të fortë të shqiptarëve që ndodhen në Mal të Zi. /Telegrafi/