Iniciativë për karneval të Shkupit

Me manifestimin “Vendosni maskat”, Shtëpia botuese “Feniks” dhe Fondacioni për kulturë dhe afirmim dhe prezantim shkencor “Maqedonia prezent” – Shkup paralajmërojnë fillim të Karnevalit të Shkupit, i cili në të ardhmen planifikohet të jetë tradicional.

“Vendosni maskat” do të mbahet më 1 prill të këtij viti në Qendrën kulturore “Feniks”  pikërisht në mesditë, ndërsa simbolikisht do të marrin pjesë edhe fëmijë nga disa kopshte dhe shkolla me maskat e tyre, me ç’rast do të zgjidhen më të mirët dhe do të shpërblehen me libra.

Në manifestim do të ekspozohen edhe veprat më të mira artistike nga konkursi ndërkombëtar me temë “Karneval”.

“Feniks” njëheri informon se së shpejti do të dalë nga shtypi libri “Karnevalet dhe karnevalizimi” nga prof. dr. Hristo Petreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button