Toksinat ushtarake në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndër-fetare

Kapixhik nr. 129, e premte, 13 Shtator

Todor Pendarov , kolumnë- “Luftë tregtare”, Utrinski Vesnik
Është shumë e vështirë për të analizuar racionalisht masën e qeverisë në Prishtinë. Vendimi i Qeverisë sonë për të futur një taksë të hyrjes për qytetarët e Kosovës, është gjithashtu, më shumë politikane sesa racionale.

Antonio Spasev, kolumnë- “Toksina luftarake helmojnë edhe fëmijët tanë”, Dnevnik
Po qetësohen erërat që në Oktisi po mbajnë helmin e quajtur Islami radikal, ku muslimanët nuk pranojnë mësues ortodoks. Thua reagoi ndaj kësaj ndonjë diplomat I “komuniteti ndërkombëtar”? Ashtu me zë të lartë dhe me këmbëngulje si që do të reagonte nëse mësuesi do të ishte homoseksual, dhe ata që do t`a dëbonin nga shkolla do ishin prej një fshatit të Maqedonisë lindore?

Dimitar Mirçev, kolumnë ” Rehabilitimi i Rankoviçit , ” Journal
Kryeministri serb Daçiq se shoku Leka ishte akuzuar padrejtësisht, se ai ishte shumë i popullarizuar në mesin e popullit serb. Sigurisht që Rankoviqi krijoi shtet policor në Kosovë, që me të vërtetë ishte hyrja në shpërbërjen e Federatës.

Sllobodanka Jovanovska, editoriali- ” Nimetz foli”, Utrinski Vesnik
Për të ardhur keq është se ndërmjetësi edhe më tej duket më I interesuari për levizjen e negociatave, dhe që edhe më tutje e ka ngarkesën që mbi te të hidhet pesha e kërkimit të kompromisit për të cilin ai mundet vetëm të ndihmojë, por jo të vendos.

Gordan Georgiev, kolumnë- “Për vlerat familijare”, Utrinski Vesnik
Konservativizmi mbron familjen, por kur ajo rrëzohet, të gjithë derdhemi në një familje të madhe të të varfërve dhe të mjerëve,ksenofob dhe nacionalistë.

Lepa Gjorgievska, komenti- “Më shumë punë , më pak alibi-deklarata të LSDM-së”, Dnevnik
LSDM-ja duhet të din se qytetarët nuk mbështesin paravane për të fshehur kapacitetin e partisë. Në të kundërtën. Programin që prej kohësh e deklarojnë dhe që duheshte këtë muaj të përjetojë ofanzivën promovuese, ende nuk po ndodh.

Ramadan Ramadani, kolumnë- “Luftë tregtare apo tregti me luftë”, Fokus
Politika lokale në tregtinë eventuale politike me luftën tregtare me Kosovën, mund të ketë efekt të barazimit të fuqisë e dy partive shqiptare në votuesit shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme. BDI, megjithatë, është pjesë e qeverisë, dhe kur ajo kështu paraqitet vetëm si emisar i Gruevskit për pajtimin me Qeverinë e Kosovës, edhe ajo në mënyrë të pashmangshme do t’i bartë pasojat e përkeqësimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo e shpjegon heshtjen e PDSH-së, e cila në rastin kur i servohen voleje të tilla polike ka vendosur që të mos i përdor dhe me “mençuri” të hesht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button