Shqiptarët dhe serbët luftojnë në Siri, serbët në krah të Al-Asaadit, shqiptarët kundër

Në frontet siriane në krah të regjimit diktatorial të Al-Saadit luftojnë mbi 6 mijë mercenarë ne mesin e tyre edhe mbi 500 serbë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton “Presheva Jonë“.

Sipas burimeve të njëjta kundër kësaj diktature të Al-Saadit janë duke luftuar me rebelët rreth 300 rekrutë nga Ballkani, ku një numër i konsiderueshëm, mbi 100 sosh janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Në frontet e Sirisë nuk luftojnë vetëm shqiptarët, nga Ballkani  luftojnë edhe serbët, por këta të fundit si mercenarë, të cilët paguhen mirë për të mbrojtur regjimin e Al-Asaadit. 

Pas Irakut, Afganistanit, Libisë dhe fushëbetejave të tjera të ngjashme, mercenarët ballkanikë tani po luftojnë edhe në Siri. Megjithatë, numri më i madh i mercenarëve ballkanikë janë nga Serbia, nuri i të cilëve sillet rreth 500 sish, sepse atje ende nuk është e rregulluar çështja e veteranëve të luftës. Pagesa e mercenarëve në Siri sillet rreth 2,000 dollarë, në ditë. 

Serbët dje e ruajtën Gadafin, sot e ruajnë Al-Saadin 

Mercenarë serb para Sirisë, kishte dhe në Libi duke luftuar në krah të Gaddafit shkruan i njëjti burim.  Ministria serbe e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë, datë 25 shkurt 2011, duke mohuar se ushtria serbe janë të përfshirë në ngjarjet në Libi.

“Shqiptarët maqedonas në Siri, apo ndonjë Fronti tjetër, nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Maqedonisë, e cila kurrë nuk i ka dhënë mbështetje të rebelëve në vend, tha një zëdhënës për Ministrinë e Punëve të Brendshme maqedonase Ivo Kotevski. Ne nuk kemi të dhëna zyrtare se sa prej qytetarëve tanë shkojnë ose shkoi në Siri apo pika të tjera konfliktuoze. Asnjë prej tyre nuk na  raportojnë” ka pohuar në vazhdim Kotevski.

Do shtuar se në muajt e fundit janë konfirmuar  identitetet e tre shqiptarëve nga Maqedonia dhe 6  tjerëve nga Kosova dhe një nga Bujanoca të cilët janë vrarë në Siri në luftimet kundër regjimit  të diktaturës së Al-Assad. 

Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane, ka thënë për agjencinë e ANNA të Abhazisë – territorit gjeorgjian i pranuar si shtet vetëm nga Rusia – se “forcat që janë nën kontrollin e presidentit sirian, Bashar Al-Assad gjoja paskan vrarë mbi 400 mercenarë në anën e kryengritësve, në mesin e tyre janë shumë anëtarë të ish UÇK-së” 

Sa i përket qëndrimeve zyrtare rreth prezencës apo numrit të shqiptarëve nga Kosova apo Shqipëria në luftën e Sirisë ende as Tirana e  as Prishtina nuk ka qëndrime zyrtare e as nuk posedon shifra. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi lidhur me këtë megjithatë ka pohuar se  “institucionet përkatëse nuk kanë njohuri të qytetarëve të Kosovës për të luftuar në Siri. Ministria jonë po vëzhgon nga afër për pjesëmarrjen eventuale të vullnetarëve në konfliktin sirian, nëse ata vijnë nga Kosova, Evropa, ose pjesë të tjera të botës, por nuk kishte asnjë arsye për të ndërhyrë. Çka mund të them se në Kosovë, nuk ka grupe të organizuara që shkojnë në Siri. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me ndonjë individë të cilët marrin pjesë në atë luftë..” 

Nëse paska luftëtar shqiptarë në Siri, sipas burimeve nga imamët e Kosovës, ata të gjithë shkojnë në Siri për të luftuar në baza vullnetare kundër regjimit diktatorial të Al-Asaadit, kurse mercenarët serbë nuk shkojnë as për njërën e as për tjetrën, sipas tyre, pos vetëm për para!

Lajme të ngjashme

Back to top button