Ndërmarrja “Komunalec” në aksion për pastrimin e Gostivarit

Në më shumë lokacione të ndryshme në Gostivar, janë duke u zhvilluar aksione për pastrimin e mbeturinave dhe deponive të vogla. Nga ky lokacion, deri më tani janë bartur 15 kamionë me mbeturina.
“Sot bëjmë pastrimin e mbeturinave në lokacionin midis dy stadiumeve. Aksioni realizohet nga Ndërmarrja Publike “Komunalec”. Aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, sidomos gjatë këtij muaji do të bëjmë pastrimin e mbeturinave ndërtimore në fshatin Balindoll”, tha Memetali Emro, udhëheqës i Departamentit për veprimtari komunale. 

Inspektorati komunal në momentin që pranon ankesën nga qytetarët, dalin në terren bëjnë evidentimin e rasteve dhe më pas me anët të NP “Komunalec”, bëhet pastrimi i mbeturinave. Aksioni i fundit për pastrimin e mbeturinave u realizua javën e kaluar në rrugën prej te mobilieria “Fatina”, e deri te ura e trenit në hyrje të fshatit Balindoll.

Lajme të ngjashme

Back to top button