Juventusi nuk e jep Pogban

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se Juventusi nuk ka nevojë që ta shes Pogban për para.

Ai ka thënë se ata kanë nevojë që t’i mbajnë lojtarët më të mirë në skuadër.

“Ne dëshirojmë të fitojmë dhe nuk është e nevojshme që të shesim lojtarët më të mirë. Është normale që shumë skuadra interesohen për Pogban, por ne nuk dëshirojmë t’i shesim lojtarët më të mirë dhe nuk ka pasur kontakte me ndonjë skuadër”, tha Marotta, shkruan Goal.com.

Ai po ashtu tha se skuadra e tij po fiton edhe pa Pogban, pasi futbolli është sport kolektiv e jo individual.

Lajme të ngjashme

Back to top button