Arestohet 22 vjeçari për drogë në Tetovë

Mbrëmë me  urdhër të gjykatës së Tetovës, SPB-ja Tetovë, ka  kryer një kontroll në banesën e 22 vjeçarit M.E në rrugën Video Smillevski Bato. Gjatë kontrollit të kryer  është gjetur një qese ku ka pasur brenda  21 qese më të vogla të mbushura me një substancë të panjohur që duhet të jetë drogë e llojit Mariuhanë. Ndërsa në afërsi të kësaj banese është kapur edhe tetovarja, 17 vjeçare e cila ka bashkëjetuar në banesë me M.E.

Të dytë janë dërguar në stacionin policorë në Tetovë bashkë me materialin e gjetur  ku edhe do të bëhet një hulumtim  për këtë material dhe më pas do të merren masa adekuate për këta dy persona thuhen në raportin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button