Mediat kosovare: Tejkalohet problemi me Maqedoninë

Prej nesër në mëngjes pritet që situata e krijuar mes Kosovës dhe Maqedoninë të rregullohet.

Burime të Kosovapress-it, bëjnë me dije se Maqedonia do të heq masat e saj, ngase Kosova tashmë e ka dhënë fjalën për heqjen e masave të veta.

Në Shkup sot arriti zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi në takime me përfaqësues qeveritarë të Maqedonisë, me qëllim që të tejkalohen mosmarrëveshjet.

Meqë Kosova ka shprehur dje gatishmëri për këtë, Maqedonia do ta bëjë këtë brenda disa orëve. 

Maqedonia vazhdon të mbajë kufirin e bllokuar për Kosovën. Për situatën e krijuar ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, e Kosovës, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi pritet ta vizitojë sot Shkupin, ku do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar.

Dje, Kuçi , ka zhvilluar biseda telefonike me kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit, ata janë pajtuar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave. /Portalb

Kurse, Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi bëri thirrje që të zgjidhet sa më shpejtë situata e krijuar ditëve të fundit me Maqedoninë. Ai tha se situata e bllokimit të kufirit nuk është e shëndetshme as për shtetin e Kosovës as për shtetin e Maqedonisë dhe nuk është fryma evropiane e relacioneve të mira mes dy vendeve. 

Dje, Thaçi tha se Kosova e ka biseduar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, ku është shprehur shqetësimi për këtë situatë të krijuar, andaj edhe kërkoi zgjidhjen e saj sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Jemi dakorduar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, të kthehet në gjendjen që ka qenë, kështu që ju ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, natyrisht duke respektuar gjithmonë interesat e qytetarëve dhe shtetittë Kosovës, por duke respektuar edhe standardet evropiane”, tha kryeministri Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button