Bën mrekullin Borussia Moenchengladbach

Borussia Moenchengladbach e udhëhequr nga kosovari Granit Xhaka, ka mposhtur Bayern Munchen në Alianz Arena, me rezultat 0:2, në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane.

Kjo fitore e afron edhe më afër Ligës së Kampionëve Moenchengladbachun, ndërsa për Bayernin kjo ishte humbja e parë këtë edicion si vendas, ndërsa e dyta në këtë edicion të Bundesligës.

Ishte Raffael që i solli fitoren skuadrës së Xhakës, që shënoi të dy golat, në minutat 30’ dhe 77’.

Bayerni edhe pas kësaj humbje, mbetet lider me 64 pikë, ndërsa Moenchengladbach me 47 pikë, renditet në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button