Sheqerinska: Materialet e publikuara janë vetëm një pjesë e vogël nga ajo që kemi

Nënkryetarja e LSDM­së, Radmilla Sheqerinka në një intervistë për radio “Kanal77” ka bërë të ditur se “ Materialet e publikuara janë vetëm një pjesë e vogël që i posedon LSDM­-ja.

Me rëndësi është që e vërteta të del në shesh. Duam t’i tregojmë këtij pushteti se Maqedonia nuk është me ata”, është shprehur nënkryetarja e LSDM­-së, Radmilla Sheqerinska.

Sheqerinska bënë të ditur se ka dëshmi se kryeministri, Gruevski ka kurdisur zgjedhjet në Maqedoni dhe partia e saj do të punon që të zbardhet e vërteta. Në një intervistë për radio “Kanal77” ka bërë të ditur se nuk ka asnjë bisedë telefonike të përgjuar mes kryeministrit dhe shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe me këtë sipas Sheqerinskës është se qartë përgjimi është bërë për të kontrolluar opozitën, por edhe funksionarët e VMRO-­DPMNE­-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button