Saraqini shpreson sot të zgjidhet problemi me Kosovën

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi gjatë ditës duhet të arrijë në Maqedoni dhe të ketë takime me përfaqësues të lartë qeveritarë.

“Pres që pas takimeve të sotme, të gjendet zgjidhje për problemin me luftën tregtare me Kosovën”, theksoi ministri i ekonomisë, Valon Saraqini, në punëtorinë e sotme të përbashkët me EVN Maqedoni.
Ai theksoi se Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike dhe se situata momentale nuk i përgjigjet askujt.

“Gjetja e zgjidhjes është prioritet i lartë i qeverive të dy vendeve dhe duhet të ndodhë. Pas takimeve që i patëm në Prishtinë me ministren e tregtisë dhe financave, konsideroj se punët po shkojnë në drejtimin e duhur. Dialogu ka filluar, janë krijuar kushtet për fillimin e procesit, i cili duhet të çojë deri te zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Takimi i sotëm i nivelit të lartë qeveritar duhet të rezultojë me zgjidhjen përfundimtare të problemit”, deklaroi Saraqini.

Ai theksoi se njerëzit e dy vendeve dhe ekonomive kanë ndërtuar relacione të fuqishme dhe situata aktuale nuk i përgjigjet askujt.

“Dëme të mëdha çdo ditë pësojnë kompanitë, por pengohet edhe lëvizja e lirë e njerëzve kështu që pres sot të gjendet zgjidhja përfundimtare”, theksoi Saraqini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button