Mediat greke: “Vizitë e kotë e Nimetz në Athinë dhe Shkup”

Të gjitha mediumet greke lajmërojnë për takimet e ndërmjetësit Methju Nimetz me kreun shtetëror të Maqedonisë dhe në titujt e tyre kryesisht e nxjerrin deklaratën e Nimetz se ndërmjet Athinës dhe Shkupit ende ekzistojnë dallime thelbësore dhe serioze.

Methju Nimetz zakonisht shumë me kujdes i zgjedh fjalët kur jep deklarata publike. Eviton të flasë për propozimet dhe idetë që i ka dhënë dhe anon drejt përgjigjeve më të thjeshta për pozicionet e të dy palëve dhe hapat e tij të ardhshëm. Por i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të KB-së e braktisi këtë praktikë gjatë konferencës për shtyp në Shkup pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski. Nimetz,  sqaroi se Athina dhe Shkupi, në këtë fazë, kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe për pozicionin e përcaktimit gjeografik dhe për gjerësinë e përdorimit”, shkruan “To Vima”.

Gazeta thekson se Nimetz, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ka theksuar se Athina insiston që emri i ri të përdoret edhe brenda në Maqedoni. “Qartë, nëse kjo është e saktë nuk ekziston mënyrë për t’u arritur kompromisi ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, ata të cilët me vite i ndjekin negociatat me Shkupin e dinë shumë mirë se termin erga omnes, njerëz të ndryshëm e interpretojnë në mënyra të ndryshme”, shkruan “To Vima”. “Katimerini” pro qeveritar raportin e vet e titulloi “Vizitë e kotë e Nimetz në Athinë dhe Shkup”. Gazeta pa koment transmeton vetëm informata për takimet e Nimetz në Shkup, duke theksuar se ndërmjetësi gjatë vizitës në Athinë dhe Shkup ka konstatuar se ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë nuk ka marrëveshje lidhur me propozimin e tij të fundit për çështjen e emrit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button