Pas zgjedhjeve, dialog me format të ri

Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun në nivel kryeministrash edhe gjatë vitit 2014, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë me lehtësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për gazetën se planifikohet që pas takimit të radhës së dy kryeministrave që do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të konsolidohet Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës, dhe të nisë faza përmbyllëse e këtij niveli të dialogut.

Sipas të njëjtave burime, funksionalizimi i asociacionit do të krijoj situatën e re në Kosovë ku do të vlerësohet se është adresuar problemi më i madh mes Kosovës e Serbisë, e që është ai i veriut.

Kësisoj do të hapet rruga që të dy vendet të nisin dhe të diskutojnë për bashkëjetesën me njëra- tjetrën në modelin e dy Gjermanive. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button