Për çka po “mobilizohet” nesër Ramushi? Dikush e sheh si përgatitje për protesta!

Tashmë ka disa ditë që nëpër rrjetet sociale, po qarkullon një ftesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e quajtur Mobilizim për ndryshim, të cilës nuk po i dihet mirë fija.

Ftesa të cilës i është bashkangjitur edhe orari i mbajtjes së takimit si dhe vendndodhja( të shtunën në Pallatin e Rinisë), ka hapur shumë dilema nëpër rrethe shoqërore.

Këto dilema përkufizohen në tri kryesoret: ftesë për të shtuar radhët e partisë, mobilizim me forca të reja për të nisur një valë protestash apo vetëm hyrje në një proces zgjedhor të cilit nuk i dihet fundi.

Dilemat janë krejt legjitime, duke pas parasysh një ndryshim të kursit politik dhe ashpërsimit të gjuhës nga Ramush Haradinaj, tashmë që është krejtësisht në opozitë. Haradinaj për të rikujtuar, për herë të parë në historinë e tij politike këtë dimër ju bashkëngjit protestave të organizuara nga Vetëvendosje. Gjenerali i dikurshëm, nga politikani u kthye në protestues.

Por çka i bie ky mobilizimi i nesërm i AAK-së, një mendim interesant e të shtjelluar e ka drejtori i Lëvizja FOL, Petrit Zogaj.

“AAK është në një proces zgjedhor të brendshëm. Kjo me gjasë është shfrytëzuar që në kuadër të këtij mobilizimi po tenton të mobilizoj edhe qytetarët përballë qeverisë. Ky veprim është i pritshëm për një parti opozitare, e cila nuk është se po ndjehet komode në opozitë. Besoj që është momenti i fundit i këtij subjekti politik që të profilizohet përfundimisht si parti opozitare dhe e cila duhet të përgatitë alternativat e saj. Siç e dimë AAK në 4 vitet e fundit nuk ka qenë as në pushtet dhe as në opozitë. Është koha që ky dualizëm të merr fund. Opozitarizmi nuk është as vetëm brenda Kuvendit e as vetëm jashtë tij, pra në rrugë e demonstrata. Nëse shohim partitë opozitare neper vende të ndryshme, ato kanë shfrytëzuat protestën si formë demokratike e demonstrimit të vullnetit politik. Prandaj AAK për shkak të identitetit të paqartë do të detyrohet që këtë mobilizim të brendshëm zgjedhor ta përkthej në mobilizim të jashtëm për protesta dhe demonstrata”, thotë Petrit Zogaj për Gazeta Blic.

Ftesa e bërë në Facebook nga AAK-ja, të cilës deri më sot i janë përgjigjur pozitivisht, pra “Shkojmë” 360 persona nga mbi 4 mijë të ftuar nuk jep shumë detaje orientuese përveç se hapjes së një gare të brendshme.

“Po masivizohet Aleanca.

Po mobilizohet Ndryshimi.

Po përfundon Qeverisja e Izolimit.

Më 21 mars 2015 – e shtunë – hapet procesi i zgjedhjeve në Aleancë.

Nuk janë vetëm zgjedhje të brendshme, por janë zgjidhje për Kosovën.

ALTERNATIVA ndaj pushtetit po forcohet.

Ndershmëri

Përkushtim

Përgjegjësi.”, thuhet në ftesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button