Bexheti: Nuk bëmë pazare, thjesht synonim punësimin e shqiptarëve!

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti ka komentuar përgjimet e publikuara dje, duke pretenduar se ai dhe drejtuesit e tjerë qeveritarë nga partia e tij nuk kanë bërë ndonjë pazar, por thjesht janë munduar që të rrisin numrin e shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore, në këtë rast në sektorin e gjyqësisë.

Duke folur për përgjimet, Bexheti ka deklaruar se as nuk ka bërë presione e as nuk iu është nënshtruar presioneve. Megjithëse, ai thekson se kanë kaluar disa vjet dhe nuk mban mend mirë se çfarë ka deklaruar, duke pohuar kështu vërtetësinë e bisedave të zhvilluara.

Ndërkohë, Bexheti ka thënë se përfaqësuesit e BDI-së janë angazhuar për rritjen e numrit të shqiptarëve në gjyqësor, megjithëse nuk janë plotësisht të kënaqur. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Për ju ndoshta nuk kanë qenë pazarllëqe por partneri i kualicionit shumë mirë ju ka punuar në dëm të popullit shqiptar.A ju dihet cfar punsime keni desh të bëni punësimesh pazari të larta në (euro)Koha do të tregojë për sinqeritetin tuaj në prezentimin e bombave të radhës.

Back to top button