Nimetz: Nuk ka zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë

Mediatori i KB-së, Matthew Nimetz i cili është në vizitë zyrtare në Shkup, pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski tha se ka marrë përgjigje nga të dyja palët për propozimin e tij në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“I mora komentet nga të dyja palët për propozimin që e bëra në prill. Në Athinë ngritën dy çështje në lidhje me propozimin ndërsa këtu në Shkup ma përcollën qëndrimin i cili është në një linjë me pozitat e deritanishme të Maqedonisë. Ende ka dallime esenciale, nuk kemi zgjidhje. Kemi disa aspekte për ta zgjidhur këtë çështje dhe duhet të vazhdojmë me bisedimet” tha sot Nimetz pas takimit me Gruevskin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button