OEMVP-ja paralajmëron për eskalim të situatës

Oda Ekonomike Maqedonisë Veriperëndimore kërkon nga Shoqata e transportuesve “Makamtrans” urgjentisht ta debollokojë kufirin maqedonas-kosovar, që të mos ketë eskalim të gjendjes dhe trazira.

Në komunikatën e saj, OEMVP-ja përkujton se vazhdimisht ka kërkuar të ndërmerren masa konkrete për gjetjen e zgjidhjes në kuadër të institucioneve që i përfaqësojnë të dyja vendet.

“Asnjë bllokadë e kufirit nuk mund të zhbllokohet me bllokadë të re, sepse çdo nismë e këtij lloji
vetëm kontribuon drejt përkeqësimit të gjendjes në vend, e cila edhe ashtu është e keqe në aspektin social dhe ekonomik. Nismat e këtij lloji edhe më tepër e shtojnë irritimin e popullatës lokale, dhe mund të ndodhë shumë shpejt që kjo pakënaqësi të eskalojë, ndërsa pasojat të mëdha. Në këtë fazë kërkohet pjekuri nga të gjitha palët dhe të ulen në tryezë për t’u gjetur zgjidhje urgjente dhe e qëndrueshme ndërmjet qeverive të të dy veneve”, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike të
Maqedonisë veriperëndimore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button