Shtrenjtohen mallrat që paguhen me dollarë

Vlera e euros në raport me dollarin ka shënuar nivelin më të ulët në 12 vitet e fundit, ndërsa pritet që në të ardhmen madje të barazohet vlera me valutën amerikane. Për këtë kanë kontribuar edhe masat e Bankës Evropiane Qendrore, e cila me blerjen e letrave shtetërore me vlerë, tashmë ka filluar të stimulojë rritjen ekonomike brenda Eurozonës. Përderisa dollari amerikan ka vazhduar të fuqizohet, euro prej muajit maj të vitit të kaluar ka humbur një të tretën e vlerës së saj, shkruan Koha.

Për rritjen e madhe të vlerës së dollarit karshi euros flasin edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë që tregojnë se, në muajin maj të vitit të kaluar, një dollar ka pasur vlerën prej 45 denarësh, ndërsa tani një dollar ka arritur në 58 denarë, duke iu afruar dukshëm vlerës prej 61 denarë të euros. Analistët financiar presin që së shpejti edhe të barazohet vlefta e euros dhe dollarit amerikan.

Pasojat e forcimit të dollarit dhe dobësimit të euros në ekonominë e Maqedonisë mund të sjellin shtrenjtime të caktuara të prodhimeve që paguhen me dollarë nëse vazhdon rritja e mëtejshme e vlerës së valutës amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button