Nëna e Dadayevit: Djali im nuk e vrau Boris Nemtsovin!

Ka shumë spekulime në lidhje me motivet e mundshme për vrasjen e opozitarit rus dhe pyetje se kush mund të ketë urdhëruar atentatin ndaj tij.

Disa nga të dyshuarit kanë raportuar se ata janë rrahur pas arrestimit të tyre, dhe kanë qenë vazhdimisht nën presion që të rrëfehen, të pranojnë fajësinë.

Sarah Rainsford e BBC-së ka qenë në Ingusheti në Kaukazin e Veriut për të biseduar me të afërmit e të dyshuarit kryesor, Zaur Dadayev.

Por nëna e tij nuk mund t’iu besojë fjalëve që djali i saj tha prapa grilave në një qendër paraburgimi në Moskë.

“Ai nuk ka të bëjë me vrasjen e Borisit. Nëse do të ishte vrasës do të thosha bëni çfarë të doni me të, por nuk është e vërtetë”, thotë e ëma e Dadayev, derisa lutet dhe qan për të birin.

Përpara se Dadayev të rrëfehej, të pranojë fajin për vrasjen e opozitarit rus, ai ishte torturuar. Andrei Babushkin, një nga aktivistët e njohur për të drejtat e njeriut në Rusi, ka thënë se e ka vizituar të akuzuarin në burg, dhe se në trupin e tij ka parë shenja torture nga agjentët e policisë.

Vrasja e opozitarit rus duket të jetë shumë politike. Nemtsov ishte njëri prej kritikuesve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin. Aleatët e të ndjerit dyshojnë se atentati i kritikuesit të Putinit është përgatitur në Kremlini, pranë mureve të së cilës u qëllua me katër plumba pas shpine.

Lajme të ngjashme

Back to top button