Prokuroria: Ekspertët e jashtëm për rastin “Puç”, vetëm do të vëzhgojnë

Ekspertët nga jashtë të cilët i ka thirrur Prokuroria Publike, nuk do të japin drejtime konkrete gjatë hetimit, si dhe për vendimet që do ti merr Prokuroria Publike, por vetëm do të jenë në rrjedha me proceset që do të zhvillohen, kështu për televizionin Alsat-M, janë përgjigjur nga Prokuroria Publike.

“Ekspertët do të ishin në rrjedha me punën mbi lëndët që janë të lidhur me situatën aktuale, por pa dhënë drejtime konkrete gjatë hetimit, si dhe për sjelljen e  vendimeve të Prokurorit Publik. Ekspertët ndërkombëtarë do të jenë në rrjedha me punën e prokurorëve përgjegjës mbi lëndët, në lidhje me objektivitetin dhe paanshmërinë në trajtimin dhe zbatimin e standardeve”, kanë deklaruar nga Prokuroria Publike.

Ditëve të fundit, pos opozitës maqedonase dhe BDI-së, edhe kryeministri Nikolla Gruevski përshëndeti këtë ftesë të Prokurorisë

Lajme të ngjashme

Back to top button