KE ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vëzhgues të jashtëm

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocjançiç , sot në emër të qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, konfirmoi se Brukseli ka pranuar kërkesën e Prokurorit Publik, Zvërlevski për dërgimin e mbikëqyrësve ndërkombëtarë për rastin “Puç” ku mes të akuzuarëve për bashkëpunim me shërbimet e huaja është edhe lideri i opozitës Zoran Zaev.
Koncjançiç, tha se grupet parlamentare ne Parlamentin evropian deri në fund të muajit do të formojnë grupin që do të vijë në Maqedoni dhe që do të mundohet që t’i qetësojnë dy partitë më të mëdha në vend.

“Mund të vërtetojë se pranuam kërkesën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, por gjithashtu mund të themë se komisari Han të njëjtën e ka treguar në Parlamentin Evropian javën e kaluar se çdo iniciativë e marrë nga grupet e partive evropiane duhet të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes në Maqedoni”, tha Kocjançiç.
“ Por, nëse flasim përgjithësisht, obligimi politik qëndron tek partitë në Maqedoni që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfshihen në dialogun konstruktiv për kapërcimin e qorrsokakut dhe të fokusohen në prioritetet e vendit e qytetarëve të saj”, tha Kocijançiç

Lajme të ngjashme

Back to top button