Marsh i nxënësve të shkollave të mesme të enjten në Shkup
Marshe të nxënësve të shkollave të mesme do të mbahen këtë javë në më shumë qytete në vend, ndërsa të enjten në ora 12 edhe në Shkup. Marshi i Shkupit do të nis nga Parku i Qytetit – shatërvani dhe do të lëviz drejt Ministrisë së Arsimit.
Nxënësit bëjnë thirrje që të tubohen në numër sa më të madh me qëllim që të çohet zëri ndaj, siç thonë, reformave të këqija.