Kush mendon se Dortmundi do ta eliminojë Juventusin

Borussia Dortmund do ta eliminoj Juventuis nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë e kanë humbur me rezultat 2:1.

Për këtë i sigurt është mbrojtësi i ekipit gjerman, Jurgen Kohler. Ky i fundit mendon se Kampioni i Italisë ka probleme me mbrojtjen dhe kjo do t’iu ndihmoj që ta eliminojnë.

“Unë kam besim se Dortmundi do të kualifikohen në çerekfinale. Juventusi mund të jetë krye të Serie A, por ata kanë disa dobësi”, ka deklaruar Kohler për Bild.

“Buffon dikur ishte një portier i jashtëzakonshëm, por ai nuk është siç ishte dikur. Ai ka bërë mjaft gabime kohëve të fundit. Juventusi është i dobët në mbrojtje”, ka theksuar ai.

Ai beson se Borussia Dortmund do ta fitoj këtë përballje me rezultat të thellë 3:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button