Si ta nisim ditën me energji

Studimet tregojnë, por edhe përvoja, që mintuat e para të ditës janë shumë të rëndësishme. Në vend që dita të nisë duke luftuar me alarmin e orës, macen apo objektet që të dalin përpara, hapi sytë dhe bëj gjërat e duhura. Këtu janë disa këshilla si duhet nisur dita për të pasur energji dhe humor të mirë.

Ndrysho zakonin e orës me zile. Shumë persona e vendosin alarmin një orë para orarit kur duhet të çohen dhe shtypin “snooze” disa herë me radhë. Duke bërë kështu ti vetëm sa e karikon veten me ndjesinë e pafuqisë duke u dorëzuar pas çdo “snooze”. Më mirë vendose zilen në kohën e duhur. Lërë të mbarojë alarmi. Dhe ngrihu nga krevati. Duket e mundimshme, por kjo do të japë menjëherë një dozë energjie sepse je ti që e komandon trupin.

Mbushe mendjen me ngarkesë positive. Duket si klishe, por nuk është. Gjëja e parë që duhet të bësh në mëngjes është të frymëzohesh për mirë. Prandaj merri këto energji. Hap një libër shpirtëror, fetar, apo artistic dhe lexo një varg frymëzues, këndo me vete këngën që të pëlqen, apo kujto fjalë të bukura që të kanë thënë e ke thënë. Bëje para sesa të prekësh telefonin, telekomandën apo furçën e dhëmbëve.

Lëre gjakun të të rrjedhë në trup. Ndërsa mendja ka qenë aktive gjatë gjumit, trupi jo. Mënyra më e mirë për ta angazhuar trurin është të bësh gjakun të qarkullojë në trup. Prandaj duhet të nisësh të lëvizësh. Bëj disa shtrirje, pak joga, ose një vrap të lehtë jashtë.

Mëngjesi. Po rrezikoj të përsëris atë që ke dëgjuar shumë herë, por shumë njerëz nuk hanë mëngjes dhe kjo nuk është gjëja e duhur. Shmang salsiçet apo çerealët e përpunuar. Zgjidh ushqime të thjeshta, drithëra të plota, qumësht natyral pa shumë yndyrë dhe shtoji banane ose rrush të thatë. Nëse nuk ke kohë, përgatit një smoothie me lëngjet apo frutat që pëlqen, sepse kërkon shumë pak kohë për t’u përgatitur dhe edhe më pak për t’u pirë. Dhe mund ta përgatisësh sipas shijes.

Lajme të ngjashme

Back to top button