Zaev: Gruevski kontrollon Maqedoninë

“Sot në vendim jetohet shumë vështirë, kurse demokracia është në nivel shumë të ulët. Mijëra njerëz janë të papunë dhe luftojnë me varfërinë. Korrupsioni dhe kriminaliteti arritën përmasa të mëdha dhe të papara ndonjëherë, proceset euroatlantike po ngecin, ndërsa një numër i madh i të rinjve në mungesë të një perspektive po ikin jashtë vendit”, u shpreh Zaev. 

Ai theksoi se, qytetarët e Maqedonisë sot nuk kanë kushte për të jetuar me dinjitet.

“Sot, qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kushte për një jetë të dinjitetshme. Ata luftojnë për të siguruar mbijetesë elementare, ndërsa varfëria dhe përçarja janë një kërcënim potencial për stabilitetin social dhe politik të vendit, duke kërcënuar në këtë mënyrë aspiratat për integrim në Bashkimin Evropian,” shtoi Zaev. 

Sipas tij, për një periudhë prej 7 vitesh, qeveritë e Kryeministrit Gruevski kanë shpenzuar 17,5 miliard euro nga buxheti, para të qytetarëve, dhe nuk patën sukses të zgjidhin asnjë problem ekonomik. 

Lideri opozitar është shprehur se, si pasoj e politikave të gabuara të kryeministrit aktual, Maqedonia sot ka mbetur jashtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. 

Ai ka folur edhe për ngulfatjen e demokracisë ne vend si dhe mungesë e lirisë së medieve dhe mendimit publik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button