LSDM: Nëntë vite të tëra gënjeshtra për ndërtimin e gazjellësit

Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për nëntë vite iu thonë gënjeshtra gjoja do të ndërtojnë gazsjellës, reagojnë nga LSDM-ja.

“ Nëntë vjet Qeveria e Nikolla Gruevskit “ndërton gazsjellës” por e vërteta do të dalë në dritë dhe do të dëshmohet pse ndërtimi zgjatë kaq shumë. E vërteta për Maqedoninë do ta tregojë krimin, do ta tregojë fytyrën e rrejshme dhe interesat personale të familjes e cila në nëntë vitet e kaluara Maqedoninë e bëri shtetin më të varur nga energjia në BE, me mbi 60 për qind  importimin e energjensave. Lopatat mbetën të pastra nga shumë paralajmërimet e programeve të tyre duke e lënë Maqedoninë të fundoset nga dita-ditës më shumë e më shumë. Sot opinioni shpërqendrohet nga skandalet të cilat i bëjnë Nikolla Gruevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt me lajmërimin e ri për gur themelin për ndërtimin e gazsjellësit. A thua lajmërimi i gazsjellësit më të shtrenjtë Kleçovce -Shtip mund t’i mbulojë mëkatet të cilat ia bënë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë? Jo. Edhe 100 lajmërime për gazsjellës nuk i lajnë dot nga ky turp”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button