Zbulohet rrjeti që rekrutoi major Sokol Fekën

Roja Civile në Spanjë ka arritur të zbulojë rrjetin e trafikut të hashashit ku ishte përfshirë edhe majori shqiptar Sokol Feka. Ky i fundit humbi jetën në 28 janar pasi helikopteri i tij u rrëzua në momentin që ishte duke transportuar hashash.

Roja Civile spanjolle ka arrestuar 19 persona që janë përfshirë në këtë rrjet.

Droga sillej nga Maroku dhe policia spanjolle ka arrestuar edhe kreun e këtij grupi, 42-vjeçarin Jose Maria RM.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 14 makina, 28 mijë euro dhe sasi të konsiderueshme droge.

Policia spanjolle tha se përveç majorit Feka nuk kishte shqiptarë të tjerë të përfshirë në këtë trafik. /albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button