LSDM: Zvërlevski të tërhiqet, pastaj ndihmë ndërkombëtare

Socialdemokratët pranojnë ndihmë juridike ndërkombëtare për Prokurorinë publike lidhur me përgjimet, por vetën pasi njeriu i parë i këtij Institucioni Marko Zvrlevski, të japë dorëheqje. Ky është qëndrimi zyrtar i partisë opozitare, pasi mbrëmë Prokuroria publike informoi se ka kërkuar nga institucionet kompetente të BE-së, të dërgojnë ekspertë ndërkombëtarë që do ishin në rrjedhë me punën e prokurorisë.

‘Gjënë e vetme të drejtë që do mundte ta bëjë Prokurori publik i R. Maqedonisë në këtë moment është të japë dorëheqje. I njëjti nuk ka as kredibilitet e as dinjitet të udhëheqë me një proces kaq të ndërlikuar. Duke pas parasysh edhe përfshirjen e tij personale në pjesën e dëshmive që i publikoi LSDM-ja, e që ka të bëjë me mënyrën dhe parimet ku qartë te ai porositen padi penale, gjegjësisht fshehjen e padive të njëjta. Që këtu, për t’u diskutuar hapat e mëtutjeshëm të Prokurorisë publike, së pari duhet të ketë dorëheqje të Prokurorit publik’, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button