Gjuriq: Gjykatësit serbë do ta vendosin rendin në Kosovë

Të punësuarit në drejtësinë kosovare nuk do të mbesin pa punë pas 25 marsit pohon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai shtoi se shumë serbë janë të gatshëm të punojnë në këtë sektor, teksa ka marrë shembull rastin e Oliver Ivanoviqit i cili, sipas tij, do të kishte gjykim më të drejtë po te gjykohej nga serbët.

Sipas Gjuriqit, gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë sepse Gjykata Themelore e këtushme është përgjegjëse për kontestet tregtare, raporton tanjug.

Gjykatës serbë do të ketë edhe në Ranillug, Shtërpcë dhe Novobërdë.

Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, Gjuriq tha se statusi duhet të formohet dhe sipas Marrëveshjes së Brukselit ekipi negociator i Asociacionit do ta udhëheqë zbatimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button