Zhernovski: Fitorja është afër nëse bashkohet e gjithë opozita

Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski deklaroi se fitorja e opozitës është fare pranë, nëse ajo bashkohet. Në emisionin “360 shkallë” në Alsat-­M, Zhernovski tha se i pengon euforia brenda opozitës dhe se duhet ulur në tavolinë për të gjetur pikat e përbashkëta.

“Duhet parë se cilët janë njerëzit që duhet të udhëheqin me shtetin, por jo këta njerëz që shohim tani. Edhe në takimin me ambasadorin amerikan Jess Baily, biseduam për qeverinë kalimtare. Hapi i parë është kryeprokurori i pavarur. Nuk është mirë që ai të jetë një i huaj, por duhet të ketë monitorim ndërkombëtar të të gjithë procesit. Unë nuk shoh opsion tjetër përveç qeverisë kalimtare. Më pas le të tregojnë qytetarët se kush duhet të udhëheqë me shtetin”, deklaroi Zhernovski.

Duke komentuar përgjimet, Zhernovski tha se nuk është i befasuar nga bisedat e ministrave për presione në Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button