Mbroni fëmijët tuaj gjatë divorcit

Fëmijët janë shumë të frikësuar në qoftë se e ndjejnë se diçka e rëndësishme po ndodh me prindërit e tyre – frikësohen që do të mbeten të braktisur, që nëna dhe babai i tyre nuk i duan më, apo prindi i cili largohet nuk dëshiron që të kujdeset më për të, paralajmërojnë ekspertët holandezë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që gjatë divorcit të mbrohen fëmijët nga konfliktet e të rriturve dhe argumentet e tyre, por edhe për të ditur paraprakisht se çfarë do të ndodhë dhe që të ketë kontakt me të dy prindërit. Provoni, megjithatë, që mos të jetë fëmija një bartës i mesazheve, sepse mund të krijojë një imazh që ata janë fajtor për ndarjen e prindërve të tyre.

Bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me divorcin, theksoni që ata nuk janë fajtor dhe që të dy prindërit ende i duan, dhe që nuk kanë për të zgjedhur anën. Në qoftë se e vëreni se fëmija juaj në çfarë do kohe, ka nevoj për ndihmë, ju lutem kontaktoni psikologët.

Gjithmonë mbani në mend se fëmijët nuk duan që prindërit e tyre të ndahën dhe nganjëherë mendojnë që ata vetëm mund të ndikojnë që ata të pajtohen ose disi të kontrollojnë situatën. Frikësohen nga ndarja, prandaj mund të ndryshojnë sjelljen e tyre: të inatosen dhe të qajnë kur një prind largohet ose kur të dalë nga shtëpia. Prindërit edhe më shumë do të ngarkojnë fëmijën, nëse i konsiderojnë ata si bartës të mesazheve.

Situata “tregoni mamit/babit tuaj” shkaktojnë shqetësime emocionale, sepse fëmija mendon se është mjaft i madh për të zgjidhur problemet madhore, por në momentin kur ai e kupton se nuk mund të ndikojë në pajtimin e tyre, do të jenë të zhgënjyer.

Lajme të ngjashme

Back to top button