Duam Çair të Pastër: “Ose punoni ose largohuni!”

Lëvizja “Duam Çair të pastër” kërkon nga përgjegjësi nga “Parqet dhe Gjelbërimi” për mos-kryerjen e punës së tyre.

Në vazhdim e keni komunikatën e plotë me arsyet e kërkesës.

“Duke u nisur nga fakti i pamohueshëm se në komunën tonë Çair mbretëron një kaos total te parqet e Çairit, disa herë kemi tërhequr vërejtjen nëpërmjet faqes tonë në Facebook se “Parqet dhe Gjelbërimi” janë duke treguar një papërgjegjësi totale rreth mirëmbajtjes së parqeve dhe drunjve, gjelbërimit në përgjithësi te parqet e Çairit!

Mbase “Parqet dhe Gjelbërimi” janë të shurdhër, dhe në gjumë të gjatë dimëror, kësaj radhe ia tërheqim vërejtjen nëpërmjet medieve se kështu nuk do të lejojmë që të vazhdojnë, duke e lënë baltën dhe pluhurin gjithandej nëpër Çair!

Kërkojmë t’i përvileni punës, ndryshe nëse nuk keni aftësi t’i dilni zot punës për të cilën paguheni, atëherë largoheni prej aty të vinë tjerë të cilët kanë vullnet për të punuar.

Po qe se kjo kërkesë e jona has në veshë të shurdhër, ne do të organizojmë protestë ku do të kemi vetëm një kërkesë: largimin tuaj nga puna.”

Drunj të prerë në Çair
Drunj të prerë në Çair

Lajme të ngjashme

Back to top button